Arsenali me mund eliminon Crystal Palace, kualifikohet në gjysmëfinale - NACIONALE

Arsenali me mund eliminon Crystal Palace, kualifikohet në gjysmëfinale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali me vështirësi ka fituar ndaj Crystal Palace për të siguruar një vend në gjysmëfinalen e Carabao Cup.

“Topçinjtë” fituan me përmbysje nga 0:1 në 3:2 midis “Emirates”.

Pas një gabimi katastrofik në mbrojtje, Jean-Philippe Mateta përfitoi nga topi i portierit Dean Henderson për të shokuar të gjithë në stadium dhe kaluar Palace në epërsi (4’).

Arseanli u këndell në pjesën e dytë, kur Arteta futi në lojë disa nga lojtarët e formacionit kryesor. Ishte Martin Odegaard, i cili për mrekulli gjeti Gabriel Jesus për ta barazuar rezultatin në 1:1 (54’).

Jesus bëri heroin edhe te goli i përmbysjes, veçse këtë herë u asistua nga Bukayo Saka (73’). I njëjti pastaj vulosi fitoren dhe kompletoi het-trikun me një gol të bukur (81’).

E tëra që bëri Palace ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit nga ish lojtari i Arsenalit Eddie Nkeitah pas asistimit të Cylne (85’).

Kësisoj, Arsenali bëhet skuadra e parë që siguron avancimin në gjysmëfinale të Carabao Cup.

Lajme të ngjashme