Arsenali lëshon pikë, ndalet nga Newcastle United - NACIONALE

Arsenali lëshon pikë, ndalet nga Newcastle United

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka zhvilluar lojë të bukur ndaj Newcastle United, por assesi ta arrinte fitoren në përballjen e vlefshme për xhiron e 19-të në Premierligë.

"Topçinjtë" dominuan në shumë aspekte, me mysafirët që kishin raste të shumta gjithashtu, por rezultati përfundimtar doli të jetë 0:0.

Bukayo Saka kishte një rast të mirë nga afërsia, e pastaj rrezikoi edhe Granit Xhaka, mirëpo të dy goditjet përfunduan jashtë rrjetës.

Pas kësaj, loja ishte tejet e baraspeshuar me arbitrin që merrte disa vendime që zemëronin shpesh herë lojtarët.

Ylli i Newcastle Unitedit, Joelinton kishte një rast të artë shënimi nga afërsia, mirëpo goditja e tij me kokë përfundoi jashtë portës pas harkimit të Kieran Trippier.

Edhe gjatë pjesës së dytë, asnjëra skuadër pavarësisht rasteve nuk gjeti rrugën drejtë rrjetës.

Arsenal kishte më shumë posedimin dhe vlen të ceket ai rasti i Gabriel Martinellit, që rrezikoi pas një driblimi fantastik, mirëpo i mungoi konkretizimi.

Për Arsenalin ky është barazimi i dytë pas 17 xhirove duke vazhduar të jetë lider me 44 pikë të mbledhura, derisa Newcastle United renditët në pozitën e tretë me 35 sosh.

Në xhiron e radhës Arsenal do ta zhvillojë derbin ndaj rivalit lokal Tottenham, derisa Newcastle United do ta pres Fulhamin.

Lajme të ngjashme