Arsenali i ofroi 80 milionë euro për Caicedon, vjen përgjigja e Brightonit
Brightoni e ka hedhur poshtë ofertën e dytë nga Arsenali për mesfushorin e Ekuadorit, Moises Caicedo, duke ia bërë me dije liderit të Premierligës se lojtari nuk është në shitje.
Oferta më e fundit e Arsenalit besohet se ishte rreth 80 milionë euro, sipas mediave britanike.
Brightonit ua refuzoi Arsenalit dhe Chelseat ofertat për 21-vjeçarin javën e kaluar.
Caicedo e kishte njoftuar Brightonin në një letër të hapur se donte të largohej, por klubi iu përgjigj duke i dhënë pushim deri në mbylljen e afatit kalimtar të martën.
“(Kryetari i Brightonit) Tony Bloom e di shumë mirë mendimin tim. Ne e humbëm Leandro Trossardin dhe nëse e humbim edhe Caicedon do të jetë problem për neve nëse duam të luftojmë për Evropë”, tha trajneri De Zerbi të dielën.
“Nëse nuk e humbim Caicedon jemi të gatshëm të luftojmë”, shtoi ai.