Arsenali e refuzon Karim Benzeman
Arsenal e ka refuzuar shansin për të nënshkruar me sulmuesin Karim Benzema, ngase duan të transferojnë një mbrojtës.
Benzema dëshiron largimin nga A Ittihad pasi kaloi një vit në Arabinë Saudite dhe tashmë iu është afruar disa klubeve në Evropë.
Arsenal ndërkohë, e kishte bërë prioritet nënshkrimin me një sulmues në afatin kalimtar dimëror megjithatë nuk guxuan të rrezikojnë me francezin shkaku i fair-playit financiar.
Sipas “MailOnline”, Benzema i është ofruar Arsenalit këtë muaj, por e kanë refuzuar sepse duan të marrin një mbrojtës para se të mbyllet afati veror.
Benzema mbetet në negociata me ish klubin Lyon, nga të cilët erdhi si pjesë e akademisë dhe e dëshmoi vetën si një nga sulmuesit më të mirë në Evropë para se t’i bashkohej Real Madridit në vitin 2009.
Klubi arab mbetet i zemëruar që Benzema po e kërkon largimin dhe duan ta mbajnë gjithsesi në Arabinë Saudite, duke ia ofruar shansin që edhe të luajë për ndonjë rival.
Kurse, sa i përket Arsenalit lajmi i mirë i vetëm është progresi që po bën Jurrien Timber, ku ka shpresë që të jetë i gatshëm për dy muajt e fundit të sezonit.