Arsenali e bën prioritet afrimin e 24-vjeçarit - NACIONALE

Arsenali e bën prioritet afrimin e 24-vjeçarit

1 vit më parë

nga NACIONALE

Arsenali është duke planifikuar transferimin e portierit të Atalantas Marco Carnesecchi.

Portieri David Raya mbetet zgjidhja kryesore, mirëpo është ende një vend i lirë për pozitën e portierit të dytë.

Sipas gazetës italiane “Tuttosport”, Carnesecchi është në “radarin” e Arseanlit dhe e shohin si opsioni adekuat për të qenë pasuesi i Rayas.

24-vjeçari është pjesë e Atalantas që kur ishte adoleshent në vitin 2017 dhe pasi u huazua te Trapani dhe Cremonese e ka fituar vendin e titullarit te Arsenali për sezonin 2023/24.

“Gardiani” zhvilloi 27 paraqitje në Serie A kampanjën e kaluar ndërsa bëri 15 paraqitje këtë sezon për ta dëshmuar vetën si titullar.

Ai gjithashtu ka zhvilluar gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve, mirëpo ende s’ka marrë ftesë nga ekipi i parë i Italisë, duke luajtur vetëm në grupmoshat U21.

Atalanta nuk është në nxitim për ta shitur portierin kryesor, por me kontratën që i skadon më 2026, mund të jenë të detyruar të mos e lejojnë t’iu ikë falas.

Rëndësi të madhe do të ketë vendimi i Carnesecchi, që ende nuk dihet nëse do të pranonte të jetë alternativë e Rayas shkaku që synon ta dëshmojë vetën në nivelet më të larta.

Lajme të ngjashme