"Arsenali duhet të jetë i kënaqur me barazimin ndaj Liverpoolit"
Legjenda e Manchester Unitedit, Roy Keane mendon se Arsenali duhet të jetë i lumtur me pikën e fituar në udhëtim te Liverpooli.
Përballja e dy anglezë përfundoi me rezultat 2:2, por "Reds" kishin raste të shumta shënimi sidomos në minutat e fundit.
Keane thotë se Arsenali duhet të jetë shumë i kënaqur dhe falënderues për këtë pikë të fituar midis "Anfield".
"Arsenal duhet të jetë i kënaqur me këtë pikë. Vërtetë mendoj kështu. Njerëzit thonë shikoni tabelën dhe Man City do ta merr kontrollin, por mendoj se ishte pikë e mirë për Arsenalin".
"E di që tani janë vetëm dy pikë para dhe mund të thuash se ishin rehatshëm, por në 15 minutat e fundit vetëm po qëndronin aty kundër Liverpoolit, para tifozëve. Duhet të jesh falënderues se çfarë ke nxjerrë nga ai vend dhe është një pikë. Bëhu falënderues".
Me gjashtë pikë dallim për momentin, "Topçinjtë" do të synojnë të kthehen sa më parë të fitorja - atë ndaj West Hamit në vikendin tjetër.
Skuadra e Artetas do të udhëtojë të dielën në mesditë për përballjen ndaj "Çekanëve", që këtë edicion po luftojnë për mbijetesë.