Arsenali dhe Manchester City akuzohen nga FA pas dështimit për t'i kontrolluar lojtarët
Skuadra që mbajnë dy pozitat e para në elitën angleze, Manchester City dhe Arsenali, po akuzohen nga FA(Federata angleze) për dështimin për t’i kontrolluar lojtarët e tyre gjatë takimit të Premierligës mes këtyre dy skuadrave, që përfundoi me fitoren e qytetarëve 3:1.
Të dy skuadrat u takuan në një ndeshje të skuadrave të kreut të tabelës të mërkurën me djemtë e Pep Guardiolës që dolën nga Emirates me pikët e plota. Megjithatë, Federata e Futbollit ka akuzuar tani të dyja skuadrat për rrethimin e gjyqtarit Anthony Taylor në pika të ndryshme gjatë gjithë lojës.
.jpg?format=jpg)
Arsenali akuzohet për protestë kur Erling Haalandit iu dha një penallti, e cila më vonë u anulua nga VAR. City, ndërkohë, akuzohet kur disa lojtarë debatuan kundër penalltisë që shkaktoi portieri brazilian, Ederson, si dhe u ankuan për një faull në minutat në vazhdim që e pa Eddie Nketiah të ndëshkuar për një ndërhyrje ndaj qendërmbrojtësit, Ruben Dias të Cityt. Të dy klubet kanë kohë deri të martën për t'iu përgjigjur akuzave.

Në një deklaratë, FA shpjegoi: "Thuhet se të dy klubet nuk arritën të siguroheshin që lojtarët e tyre të silleshin në mënyrë të rregullt, me lojtarët e Arsenalit që rrethuan zyrtarin e ndeshjes gjatë minutës së 56-të, dhe Manchester City e bëri veprimin e njëjtë në minutën 42-të dhe 64-të”.
Pas gjobave për incidentet kundër Leeds United, Newcastle dhe Oxford, kjo është hera e katërt këtë sezon që Arsenali akuzohet nga Federata angleze.
.jpg?format=jpg)
Humbja për topçinjtë do të thotë se ata humbin përkohësisht vendin e parë, duke u kaluar nga Manchester City falë diferencës së golave, megjithëse Arsenali ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
