Arsenali dhe Chelsean mbesin duarbosh, Benjamin Sesko qëndron te Leipzigu - NACIONALE

Arsenali dhe Chelsean mbesin duarbosh, Benjamin Sesko qëndron te Leipzigu

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Benjamin Sekso do të qëndrojë edhe sezonin tjetër te RB Leipzigu duke refuzuar kalimin në Premierligë, ku kërkohej nga Arsenali, Chelsea dhe Manchester Unitedi.

21-vjeçari është kërkuar me ngulm këto javë nga skuadrat spanjolle, me Arsenalin që ka prirë në interesim megjithatë slloveni ka vendosur të qëndrojë te Leipzigu.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se sllovenit do t’i vendoset një klauzolë zotërinjve në kontratën e re, që pritet të jetë më e shtrenjtë se aktualja.

“Benjamin Sesko ka vendosur të qëndrojë te RB Leipzigu dhe do të nënshkruajë kontratë të re me kushte të përmirësuara”.

“Vendimi është marrë për sulmuesin e talentuar, diçka e ngjashme si Haaland kur vendosi në ditët sa ishte te Dortmundi”.

“Sesko do të qëndrojë te Leipzigu, me një marrëveshje të zotërinjve për t’u larguar në të ardhmen”, shkroi ndër të tjera.

Arsenali thuhet se e kishte bërë prioritet Seskon, ndërsa Chelsea dhe Man Unitedi po e vëzhgonin nga afër, por tani duhet të shikojnë opsione tjera.

Lajme të ngjashme