Arsenal synon t’ia vazhdojë kontratën Jorginhos - NACIONALE

Arsenal synon t’ia vazhdojë kontratën Jorginhos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është i gatshëm të nis negociatat për rinovimin e kontratës së mesfushorit Jorginho, pas paraqitjeve fantastike të italianit.

32-vjeçari do të jetë agjent i lirë në verë dhe kërkohet me ngulm në Itali, aty ku ka luajtur për shumë vite te Napoli.

Megjithatë, agjencia e lajmeve “PA” raporton se Arsenali gjithashtu synon ta mbajë në skuadër e sidomos pas paraqitjeve të jashtëzakonshme që ka bërë këto muajt e fundit.

Trajneri Mikel Arteta gjithmonë jep lëvdata për sjelljen profesionale të italianit dhe beson se eksperienca e tij ndikon gjithmonë pozitivisht te lojtarët e rinj.

Fillimisht, Arsenal synon ta aktivizojë klauzolën e rinovimit të kontratës për një vit, ndërsa pastaj edhe ta bind për një kontratë më afatgjatë.

Mirëpo, ende nuk dihet nëse Jorginho është i hapur për të qëndruar në një projekt afatgjatë te “Topçinjtë” pasi është në dijeni se nuk mund të jetë titullar i padiskutueshëm shkaku i moshës.

Italiani ishte më i miri në fitoren e fundit të Arsenalit 4:1 ndaj Newcastle United, mirëpo vëmendjen më të madhe e mori kur luajti në triumfin ndaj rivalit Liverpool (3:1).

Arsenal renditet në pozitën e tretë në Premierligë me 58 pikë, dy më pak se Liverpool që është lider.

Lajme të ngjashme