Arsenal synon ta “rrëmbejë” dëshirën e Liverpoolit
Arsenali do ta rivalizojë Liverpoolin për të nënshkruar me portierin e Feyenoordit Justin Bijlow këtë verë.
“Topçinjtë” do ta blejnë përfundimisht David Rayan nga Brentford, mirëpo kërkojnë edhe një portier të dytë shkaku që Aaron Ramsdale pritet të largohet në javët e para të qershorit.
Ramsdale thuhet se do t’i bashkohet Newcastle Unitedit, që kanë bërë edhe ofertë zyrtare andaj Arsenali ka nisur punën për ta gjetur pasuesin e anglezit.
“De Telegaaf” raporton se skuadra londineze prioritet e ka bërë Bijlow, që e vlerësojnë si adekuati për të garuar me Rayan për vendin titullar.
Albert Stuivenberg, pra “dora e djathtë” e Artetas e ka vlerësuar Bijlow, si “gardiani” që përshtatet në mënyrë perfekte për sistemin e lojës.
Liverpool gjithashtu është në garë për të nënshkruar me 26-vjeçarin, i cili ka luajtur nën urdhrat e trajnerit të ri të Liverpoolit Arne Slot për tre sezone.
Derisa Slot ka besim të madh në aftësinë e portierit, edhe Liverpooli e ka përcjellë disa herë këtë sezon.
Alisson Becker mbetet portieri numër një te Liverpooli, mirëpo ka dyshime për të ardhmen e Caoimhin Kelleher, i cili po kërkon një sfidë të re ngase është lodhur duke qenë gjithnjë portieri i dytë.
Man Utd gjithashtu kishte shprehur interesim për Bijlow verën e kaluar dhe ofruan 25 milionë euro, por Feyenoord e kishte vlerësuar si ofertë mjaftë e ulët.