Arsenal shënon fitore ndaj Nottingham Forestit, i afrohet Liverpoolit - NACIONALE

Arsenal shënon fitore ndaj Nottingham Forestit, i afrohet Liverpoolit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Nottingham Forest, në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë.

“Topçinjtë” fituan me rezultat të ngushtë 1:2, sfidë që e dominuan nga pika e parë.

Arsenal e nisi shumë më mirë duke krijuar disa raste të njëpasnjëshme, por që iu mungoi finalizimi.

Bukayo Saka kishte një mundësi të mirë shënimi por që mbrojtësi ndërhyri në çastet vendimtare për t’ia mohuar golin.

Në pjesën e dytë, ishte Gabriel Jesus që realizoi një gol të bukur solo pas driblimeve të suksesshme brenda zonës dhe një goditje precize (65’).

Vetëm shtatë minuta më vonë, Bukayo Saka dyfishoi epërsinë pas një asistimi të Jesusit (72’).

E tëra që bëri Nottingham Foresti, ishte goli i nderit i realizuar nga Taiwo Awoniyi (89').

Kësisoj, Arsenal i arkëton pikët e plota dhe ngjitët në pozitën e dytë në Premierligë me 46 pikë, dy më pak se lideri Liverpool derisa Nottingham Forest renditet në pozitën e 16-të me 20 sosh.

Në xhiron e radhës, Arsenal do ta zhvillojë derbin ndaj Liverpoolit.

Lajme të ngjashme