Arsenal po shqyrton transferimin befasues të Kylian Mbappes
Arsenal duket se është duke shqyrtuar një transferim befasues për të nënshkruar me Kylian Mbappen, që pritet të largohet në verë nga Real Madridi.
Francezi është i etur për një sfidë të re jashtë Francës dhe që sa vite është i lidhur me kalimin te Real Madridi, por duket se kanë mbetur të pakënaqur me ofertën e bërë nga skuadra madrilene.
Real Madrid është duke vazhduar të negociojë me lojtarin mirëpo nuk do t’i ofrojë ato që ia ka dhënë në vitin 2022, shkaku që ndihen të tradhtuar me veprimet e lojtarit në atë vit.
Megjithatë, jo vetëm Real Madridi është i interesuar pasi “Independent” raporton se një lëvizje të tillë janë duke e shqyrtuar edhe dy gjigantët anglezë Arsenal dhe Liverpool.
Të dy klubet angleze e pëlqejnë yllin francez mirëpo nuk do të ishin të gatshëm ta prishnin strukturën e pagave për fituesin e Kupës së Botës, raporton "Independent".
Arsenal në fakt ka qenë e interesuar për Mbappen edhe në sezonin 2016/17 para se të largohej nga Monaco, për t’iu bashkuar PSG-së.
Ish skauti i klubit londinez Gilles Grimandi edhe kishte deklaruar se mosbindja e Mbappes për t’iu bashkuar klubit është zhgënjimi i tij më i madh në karrierën 15-vjeçare.
“Tentuam dhe vërtetë nuk mendoj se ishim shumë larg tij, por ai e refuzoi projektin”.