Arsenal përgatit ofertë për Ivan Toney - NACIONALE

Arsenal përgatit ofertë për Ivan Toney

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal po planifikon të bëjë një ofertë zyrtare për sulmuesin e Brentfordit Ivan Toney në afatin kalimtar dimëror.

Toney s’mund të luajë futboll deri më 17 janar 2024 shkaku që luajti bastore dhe si pasojë Federata angleze e dënoi me tetë muaj moslojë.

27-vjeçari u rikthye në stërvitje me Brightonin javën e kaluar, por mesa duket sezonin mund ta përfundojë në fanellën e një klubi tjetër,

Sipas “The Mirror”, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar nga bordi blerjen e një qendërsulmuesi dhe Toney i përshtatet kushteve që “Topçinjtë” po duan.

Problemi kryesor është kartoni meqenëse Brentford do të kërkojnë minimum 60 milionë funte për lojtarin i cili shënoi 20 gola në Premierligë sezonin e kaluar.

Chelsea gjithashtu ka shprehur interesim për Toney duke marrë parasysh problemet në anën ofensive, pasi skuadra e Pochettinos ka shënuar vetëm pesë gola në gjashtë ndeshjet e para në kampionatin anglez.

Trajneri i Brentfordit Thomas Frank e ka pranuar tashmë se klubi do ta shiste në rast që ofrohet vlera e duhur për Toneyn.

E kuptoj e ka shumë spekulime lidhur me të. Për mua është një ndër sulmuesit më të mirë në botë. Nuk shoh më të mirë se ai, kuptohet se janë Kane, Lewandowski, Haaland dhe këta lojtarë por jo shumë”.

Ai shënoi 20 gola në Premierligë vitin e kaluar sigurisht me një ekip të mirë, por kuptohet që nuk krijojmë shumë raste si top gjashtë ose shtatë skuadrat më të mira”.

Pra paramendoni të ishte pjesë e një top klubi, lehtësisht do të shënonte 20 ose 25 gola. Por është lojtar i Brentfordit dhe nëse njerëzit e duan atëherë e dinë se çmimet për golashënuesit janë më të shtrenjtit”.

Lajme të ngjashme