Arsenal nis bisedimet me Man Cityn për Joao Cancelon - NACIONALE

Arsenal nis bisedimet me Man Cityn për Joao Cancelon

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka mbajtur bisedime për të nënshkruar me mbrojtësin e Manchester Cityt Joao Cancelo.

Pasi siguroi pozitën e dytë këtë edicion dhe rikthimin në Ligën e Kampionëve, trajneri Mikel Arteta ka kërkuar përforcime në disa pozita në afatin kalimtar veror.

Siç raporton “Sky Sports”, Arsenal ka mbajtur disa bisedime verbale me Man City për nënshkrimin e mundshëm me Cancelon.

Sidoqoftë, thuhet se ka një ‘distancë’ të madhe sa i përket çmimit që dy skuadrat angleze e vlerësojnë portugezin.

Kampioni i Premierligës befasoi Cancelon të largohet në afatin e janarit pasi dështoi të hyjë në formacionin bazë te Pep Guardiolas, ku pastaj iu bashkua Bayern Munichut, skuadër kjo që nuk e bleu përfundimisht.

Arsenal është duke provuar të përforcohet në krahun e djathtë dhe kanë bërë një ofertë zyrtare në vlerën e 14 milionë funteve për yllin e Galatasaray, Sacha Boey, por që u refuzua pasi klubi turk e vlerësoi rreth 25 milionë euro.

Opsion tjetër për Arsenalin është mbrojtësi i Real Valladolidit, Ivan Fresneda. 18-vjeçari ka një klauzolë lirimi për vetëm 20 milionë euro meqenëse skuadra spanjolle ra nga La Liga.

Mirëpo, Arteta prioritet e ka nënshkrimin me dy mesfushorë me yllin e West Hamit Declan Rice si i preferuari për momentin.

Përpos Rice, Arsenal ka diskutuar edhe me mesfushorin e Man Cityt Ilkay Gundogan, të cilit i kanë ofruar kontratë dyvjeçare edhe pse Barcelona shihet si favorite për transferimin e tij.

Lajme të ngjashme