Arsenal konsideron yllin e Fulhamit si alternativë e Luizit
Arsenal është duke konsideruar të bëjë një lëvizje për yllin e Fulhamit Joao Palhinha.
Trajneri Mikel Arteta ka kërkuar përforcime në mesfushë gjatë afatit dimëror, me Douglas Luiz që ishte ndër të pëlqyerit.
Por, tani në listën e skuadrës londineze ndodhet edhe Palinha, që ishte afër largimit nga Fulham gjatë verës në një marrëveshje 55 milionë funte me Bayern Munich.
Sidoqoftë, McTominay në fund nuk pranoi kalimin te Fulham andaj marrëveshja dështoi. Gazetari Fabrizio Romano raporton se gjiganti gjerman tani duhet të “luftojë” për portugezin me Arsenalin.
“Çfarë mund të konfirmoj për Palinha, ishte ajo që u spekulia ditë më parë, ka klube të interesuara për Palinhan dhe një prej tyre është Arsenali”.
“Arsenali e pëlqen lojtarin. Disa persona në klub e konsiderojnë Palhinhan si lojtar shumë të mirë. Është ndër lojtarët që diskutohet brenda”.
“Ka dy probleme, e pra është mosha pasi s’është lojtar shumë i ri. Pra, vitin tjetër do t’i mbushë 29 vjeç. Pastaj çmimi, Arsenal nuk mund të shpenzojë rreth 70-80 milionë funte pasi investuan aq shumë në Declan Rice”.
“Mendoj se nëse Arsenal do bëj diçka të madhe atëherë do të jetë për Douglas Luiz. Por do të jetë më shumë se vështirë, pasi Aston Villa nuk dëshiron ta shesë lojtarin”.
“Arsenal e do Douglas Luiz por Aston Villa, duhet të nis negociatat pasi është top klub, janë duke bërë punë fantastike, kanë vizion të mirë, bord të mirë, trajner të shkëlqyer prandaj duhet t’i respektosh”.