Arsenal i hapur për shitjen e Gabriel Jesusit - NACIONALE

Arsenal i hapur për shitjen e Gabriel Jesusit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenali është i hapur për të dëgjuar oferta për sulmuesin Gabriel Jesus në afatin kalimtar veror.

Braziliani po kalon sezonin e dytë te Arsenali që kur iu bashkua nga Manchester City, sidoqoftë këtë edicion ka pasur probleme në gju duke shënuar vetëm tetë gola në 33 paraqitje.

Sipas “The Athletic”, Jesus s’e ka vendin e garantuar te Arsenali dhe janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për 27-vjeçarin në fundin e sezonit.

Skuadra londineze e ka bërë prioritet transferimin e një qendërsulmuesi dhe është duke shikuar disa opsione si Ivan Toney, Victor Osimhen dhe Viktor Gyokeres.

I pyetur muajin e kaluar rreth spekulimeve pasi Arsenali ka interesim për një numër 9, Jesus deklaroi: “Ata tashmë e dinë nëse duan prandaj pyetja s’është për mua”.

Detyra ime është të përpiqem të punoj, të stërvitem fort, të përmirësoj atë që duhet të përmirësoj dhe në lojëra të përpiqem të ndihmoj Arsenalin të fitojë dhe pastaj pasi padyshim të fitojë trofe”.

Spekulimet do të jenë gjithmonë aty, jo vetëm këtu, por çdo klub. Njerëzit duan të vendosin se kë dëshiron të nënshkruajë klubi. Kjo nuk po ndodh vetëm në Arsenal, por në shumë klube”.

Jesus shpesh herë po luan në stol shkaku që Arteta po preferon Kai Havertzin, i cili ka nisur ta dëshmojë vetën në paraqitjet e fundit.

Lajme të ngjashme