Arsenal fiton derbin ndaj Newcastle Unitedit, i afrohet Man Cityt
Arsenal ka shënuar fitore në udhëtim te Newcastle United, në kuadër të kryederbit së xhiros të 35-të në Premierligë.
Dy skuadrat zhvilluan lojë fantastike me mysafirët që në fund arkëtuan pikët e plota pas një fitore 0:2.
Newcastle e nisi shumë më mirë duke tentuar me anë të Jacop Murphy pas vetëm dy minutave lojë, por sulmuesi dështoi nga afërsia.
Vetëm pesë minuta më vonë Newcastle kërkoi penallti pas një prekje të topit me dorë nga Jakub Kiwior, por në fund arbitri vendosi të mos e akordojë.
Ishte Arsenal që kaloi në epërsi me anë të Martin Odegaardit, me norvegjezin që realizoi një gol fantastik nga distanca.
Odegaard kishte edhe një tjetër rast të artë në përfundimin e pjesës së parë, por Pope disi arriti ta devijojë.
Newcastle sërish e nisi më mirë duke pasur një mundësi shënimi me anë të Alexander Isak, por Ramsdale ia mohoi golin duke bëri një super pritje.
Vlen të ceket edhe ndërhyrja e Granit Xhakës, që e bllokoi një goditje nga afërsia të Wilson.
Fitoren e Arsenalit e vulosi qendërmbrojtësi vendas Fabian Schar që shënoi një autogol në përpjekje për ta larguar gjuajtjen e Gabriel Martinellit (71').
Pas kësaj fitore, Arsenal mbledhë 81 pikë, një më pak se lideri Man City që ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Newcastle mban pozitën e tretë me 65 sosh.
Në xhiron e radhës, Arsenal do ta pres Brightonin derisa Newcastle ka punë me Leeds Unitedin.