Arsenal e do Diant Ramajn për ta zëvendësuar Aaron Ramsdale
Arsenal do të tentojë transferimin e portierit me prejardhje nga Kosova Diant Ramaj në rast që Aaron Ramsdale largohet nga klubi.
“Topçinjtë” tashmë janë duke shikuar disa alternativa për ta zëvendësuar Ramsdale, që është i pakënaqur me pozitën e “rezervës” së David Rayas.
“Football Transfers”, më saktësisht gazetari Steve Kay thotë se emri i parë në listën e Arsenalit është Ramaj, të cilin e kanë vëzhguar edhe kur ka qenë pjesë e Eintracht Frankfurtit.
“Arsenal e pëlqeu edhe sa ishte pjesë e Frankfurtit. Është i mirë me topin, diçka që Mikel Arteta kërkon. Është i shkëlqyer në topat e gjatë te sulmuesit dhe mund të jetë rezerva perfekte te Arsenali”.
“Ramaj gjithashtu është një ndalues fantastik i topit. Është i sigurt për të dalë në rastet e harkimeve. Sa i përket vlerës, më kanë thënë se nuk do të kushtonte shumë. Një çmim prej 15 milionë eurove më është përmendur”.
Ramaj vlerësohet vetëm 5.1 milionë euro në “Transfermartkt”, por duke marrë parasysh se kontrata i skadon më 2028, Ajax mund të kërkojë edhe më shumë.
Arsenal ëndërron ta mbajë Ramsdale, por ka raportime se ish portieri i parë i ka thënë Artetas se do të largohet, kurse Chelsea mbetet destiancioni më i mundshëm.