Arsenal e bën prioritet për verë yllin e Leverkusenit - NACIONALE

Arsenal e bën prioritet për verë yllin e Leverkusenit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është i interesuar për të transferuar mbrojtësin e Bayer Leverkusenit Jeremie Frimpong në verë.

Trajneri Mikel Arteta dëshiron ta përforcojë skuadrën gjatë janarit, me pozitën e sulmuesit dhe qendërmesfushorit që është synim i klubit, por do të ketë ndryshime edhe në aspektin defansiv.

Arsenal është duke hasur probleme në pozitën e krahut të mbrojtjes, pasi transferimi i verës Jurrien Timber këputi ligamentin, Takehiro Tomiyasu do të mungojë shkaku i Kupës së Azisë derisa Oleksandr Zincheko pësoi lëndim gjatë humbjes ndaj Fulhamit.

Sidoqoftë, Arteta nuk do të nxitojë për nënshkrimin me një mbrojtës dhe do të pres deri në verë për ta blerë atë që e pëlqen.

Sipas “Bild” prioritet i londinezëve është Frimpong, që e ka dëshmuar vetën si një ndër mbrojtësit më të mirë në Evropë.

23-vjeçari ka realizuar pesë gola dhe dhuruar gjashtë asistime në Bundesliga këtë sezon, që statistikisht nënkupton një kontribut në gol për çdo 120 minuta pavarësisht që është mbrojtës.

Frimpong momentalisht është shumë i shtrenjtë, andaj Arsenal do të presin deri në verë për ta aktivizuar klauzolën e blerjes në vlerën e 40 milionë euro.

Kjo klauzolë mund të aktivizohet vetëm në verë, por Arsenal duhet të jetë në dijeni që interesim ka shprehur edhe Bayern Munichu.

Në rast që s’arrijnë ta marrin Frimpong, atëherë “Topçintë” e kanë gati edhe alternativën, pra talentin e Ajaxit Jorrel Hato.

Lajme të ngjashme