Arsenal dhe Liverpool në bisedime me Ferland Mendyn
Arsenal dhe Liverpool ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e mbrojtësit të Real Madridit Ferland Mendy për një kalim të mundshëm në Premierligë në verë.
Mbrojtësi i majtë ka edhe një vit në kontratë të mbetur dhe klubi spanjoll thuhet se është i gatshëm për ta shitur francezin.
Kjo për arsye se Reali është afër ta marrë Alphonso Daviesin e Bayern Munichut, që ka refuzuar rinovimin me gjigantin gjerman dhe tashmë është vendosur në shitje.
“L’Equipe” raporton se disa klube të Premierligës po e vëzhgojnë nga afër Mendyn si dhe Bayern Munich, që po konsideron edhe shkëmbimin direkt me Davies.
Ndër klubet e interesuara, Arsenal dhe Liverpooli tashmë kanë nisur kontaktet zyrtare me përfaqësuesit e francezit.
Trajneri Mikel Arteta ende s’e ka zgjedhur se kush është mbrojtësi i preferuar i majtë, duke bërë shpesh ndryshime mes Oleksandr Zinchenko, Jakub Kiwior dhe Takehiro Tomiyasu.
Ndërsa, Liverpool që një kohë po e kërkon një lojtar që mund të garojë me Andy Robertson për vendin titullar.
Manchester United dhe Newcastle Unitedi gjithashtu kanë shprehur interesim, por Mendy s’është i interesuar për ndonjërin nga dy klubet.
Francezi kaloi te Real Madridi nga Lyoni në vitin 2019 për 42 milionë funte, ku deri më tani ka zhvilluar 112 paraqitje duke kontribuar me katër gola.