Arsenal dhe Bayern Munich i bashkohen garës me Barcelonën për Simons
Arsenal dhe Bayern Munich kanë shfaqur interesim për mesfushorin Xavi Simons, duke iu bashkuar Barcelonës në këtë garë.
21-vjeçari është në vëmendjen e top klubeve evropiane pas një huazim fantastik te RB Leipzig, ku regjistroi nëntë gola dhe 13 asistime.
Simons momentalisht është pjesë e PSG-së, por duket se nuk po e konsideron rikthimin në Francë dhe dëshiron të vazhdojë huazimin edhe për një vit, ose të shitet përfundimisht.
Sipas “Sport”, Arsenal dhe Bayern Munich janë skuadrat më të fundit që do ta rivalizojnë Barcelonën në garë për Simons.
Sidoqoftë, prioriteti i lojtarit raportohet të jetë rikthimi te katalunasit, ku ka qenë pjesë e akademisë së tyre dhe beson se do t’i përshtatej për mrekulli formacionit të Xavi Hernandezit.
PSG nuk do ta lejojë rikthimin e Simons në formë huazimi, duke kërkuar mbi 60 milionë euro për kartonin e holandezit, vlerë që është e pamundur për t’u paguar nga blaugranasit.
Arsenal ndërkohë është duke shqyrtuar të bëjë ofertë për Simons, ngase e shohin si adekuati për të luftuar me Bukayo Sakan për vendin në formacionin zyrtar, derisa mund të luajë edhe në pozitën e mesfushorit sulmues.
RB Leipzig momentalisht është skuadra e vetme që ka bërë ofertë për Simons, por që është refuzuar nga klubi parisien dhe lojtari.