Arsenal bën hap fals, mposhtet nga West Hami - NACIONALE

Arsenal bën hap fals, mposhtet nga West Hami

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal ka pësuar humbje në udhëtim te West Ham Unitedi, në kuadër të xhiros së 19-të në Premierligë.

“Topçinjtë” edhe pse dominuan në posedim pësuan humbje me rezultat 0:2 në “Emirates Stadium”.

Tomas Soucek realizoi nga afërsia pas 13 minutave lojë pas një asistimi të Jarrod Bowen.

Goli ishte mjaftë i dyshimtë pasi nuk kishte ndonjë konfirmim nëse kishte kaluar vijën fundore apo jo, megjithatë VAR-i e vlerësoi si të rregullt.

Arsenal tentoi të rikthehej në lojë duke rrezikuar me Bukayo Sakan e Gabriel Jesus, mirëpo asnjëri nga lojtarët nuk i finalizuan rastet e shumta.

Në pjesën e dytë, Arsenal prapë dominoi mirëpo West Ham shënoi edhe një tjetër gol për ta mbyllur çështjen e fituesit.

Fillimisht, James Ward-Prowse harkoi për mrekulli te mbrojtësi Konstantinos Mavropanos që realizoi me kokë, por nuk festoi në shenjë respekti për ish klubin.

Mysafirët mund të realizonin edhe një gol në kohë shtesë, mirëpo që Raya arriti ta mbrojë 11-metërshin e shkaktuar nga Declan Rice.

Me këtë fitore, West Ham zë vendin e gjashtë me 33 pikë derisa Arsenal renditet në pozitën e dytë me 40 sosh.

Lajme të ngjashme