Arsenal përgatit ofertë për Xavi Simons - NACIONALE

Arsenal përgatit ofertë për Xavi Simons

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsenal është duke prirë në garën për transferimin e mesfushorit të PSV-së, Xavi Simons dhe mund të dërgojnë një ofertë zyrtare.

20-vjeçari ka qenë i mrekullueshëm për gjigantin holandez këtë sezon duke shënuar 21 gola dhe kontribuar me 12 asistime në 47 paraqitje.

Sipas "Voetbal International", disa klube janë duke e shikuar nga afër Simons por Arsenali shihet si opsioni më konkret deri më tani.

Sidoqoftë, për shitjen e lojtarit PSV dëshiron ta thyejë rekordin për shitjen më të madhe në historinë e klubit pasi janë optimist të mëdhenj që ish talenti i Barcelonës do të shkëlqejë në të ardhmen.

Rekordi momental i PSV-së është shitja e Cody Gakpos te Liverpooli për 37 milionë funte, që mund të rritet në 44 milionë funte falë bonuseve.

Simons iu bashkua PSV-së verën e kaluar nga Paris Saint-Germain dhe ka një klauzolë lirimi që e lejon të rikthehet te klubi francez në verë për 12 milionë euro.

Mirëpo, Simons ka treguar se nuk po e konsideron një rikthim te PSG-ja në këtë fazë.

"Është një klauzolë mes meje dhe PSV-së. Jo ndërmjet dy klubeve. Është një klauzolë që nëse dua të shkoj te PSG, mund të largohem për një çmim të caktuar në fundin e sezonit".

"Për të qenë i sinqertë nuk jam duke e menduar largimin. Jam përshtatur këtu, ndihem mirë. Erdha si lojtar i lirë prandaj nuk kam obligime ndaj askujt. Jam unë ai që vendosi për ndryshimin", deklaroi ai.

Ndërkohë, edhe Barcelona është përmendur si destinacion i mundshëm meqenëse lojtari ka qenë edhe pjesë e akademisë "La Masia".

Lajme të ngjashme