Aro Muric i lumtur me kalimin te Ipswich Town: Lëvizje perfekte për mua
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muric, do të vazhdojë të luajë në Premierligë, pasi më herët u zyrtarizua lëvizja e tij te skuadra Ipswich Town, që u promovua në elitën angleze këtë sezon, me portierin që u pa shumë i lumtur me këtë transferim.
Aro Muric që ishte pjesë e Burnleyt sezonin e kaluar në Premierligë, duke rënë në Championship, u transferua te Ipswich për tetë milionë euro, me çmimin që mund të shkojë deri në 10 milionë euro me bonuse, ku nënshkroi kontratë katërvjeçare.
25-vjeçari u pa shumë i lumtur, duke e quajtur lëvizje perfekte transferimin e tij në këtë skuadër.
"Jam i lumtur që i bashkohem kësaj skuadre dhe mezi pres t'ia filloj", tha fillimisht portieri kosovar.
"Kam parë se si skuadra ka luajtur në sezonin e kaluar dhe ndjej që stili i lojës më përshtatet mua shumë mirë, kështu që është lëvizje e përsosur për mua. Kisha një bisedë të mirë me trajnerin Kieran McKenna dhe trajnerin e portierëve Rene Gilmartin dhe besoj që ky është vendi i duhur për mua, të jem në një skuadër që u promovua në Premierligë. Mezi pres t'ia filloj."
🎥 "I saw what Ipswich did last season and I was very impressed. The way they played suits me."
— IPSWICH TOWN (@IpswichTown) July 17, 2024
Our new signing's first interview is now available on TownTV. 👇
Në faqën zyrtare u tha se Aro Muric do të udhëtojë për në Austri sot, ku do të bashkohet me pjesën tjetër të skuadrës për të filluar stërvitjet parasezonale.