Arne Slot e konfirmon se dëshiron të bëhet trajner i Liverpoolit
Trajneri i Feyenoord, Arne Slot, e ka pranuar se do të dëshironte të bëhej trajner i Liverpoolit, duke konfirmuar kështu bisedimet mes tij dhe skuadrës nga Merseyside, për ta zëvendësuar Jurgen Kloppin në fund të sezonit.
Trajneri i Feyenoord është cilësuar si favorit për të zëvendësuar Klopp, i cili do të largohet nga posti i trajnerit të Liverpool në fund të sezonit. Tani ai vetë e ka bërë të qartë se dëshiron të pasojë gjermanin dhe është "i sigurt" se një marrëveshje mund të arrihet.
.png?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Ai tha për ESPN: "E vetmja gjë që mund të them për këtë është se klubet po negociojnë. Unë jam në dhomën e pritjes. Është e qartë për mua që do të doja të shkoja në Liverpool. Tani jam duke pritur të shoh nëse klubet do të arrijnë një marrëveshje, por unë kam besim të plotë për këtë, tani është në dorën e klubeve dhe si figurë qendrore ju duhet ta respektoni këtë më shumë në ditët në vijim."
Slot, i cili ka fituar dy trofe që kur mori postin e trajnerit të Feyenoord në 2021, ishte i lidhur më parë me Leeds ndërsa ata ishin në Premierligë dhe skuadra të tjera evropiane, por ai tani e ka bërë të qartë se ai dëshiron punën në Liverpool. Pas dështimit për të joshur Xabi Alonson e Bayer Leverkusen dhe Ruben Amorim të Sporting CP në Anfield, të kuqtë mund të kenë gjetur më në fund një zëvendësues të Klopp.
.jpg?auto=webp&format=pjpg&width=3840&quality=60)
Siç konfirmoi Slot - i cili mori mbështetjen e Virgil van Dijk për të marrë drejtimin në Anfield - komunikimet mes të dyja skuadrave po rriten dhe mbetet vetëm për t'u parë nëse Liverpool pranon kërkesat e Feyenoord për kompensimin dhe kushtet e 45-vjeçarit.