Armando Duka për organizimin me Serbinë: S’është faji jonë që iku Adem Jashari - NACIONALE

Armando Duka për organizimin me Serbinë: S’është faji jonë që iku Adem Jashari

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tashmë është e ditur se Federata Shqiptare e futbollit së bashku me atë të Sërbisë synojnë organizimin e EURO 2027 për U21, një temë që ngjalli shumë reagime, sidomos në Kosovë.

Numri një i federatës shqiptare, Armando Duka, ishte i ftuar te Berat Buzhala në 'Intervistën me Buzhalën', ku diskutuan për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për Evropianin për U21.

Duka shpjegoi si synojnë ta bëjnë organizimin, se nga erdhi ideja, mesazhet që përçon një organizim i tillë, dhe nuk la pa përmendur edhe Adem Jasharin.

I pyetur për organizimin e Evropianit për të rinj, Armando Duka shpjegoi se si pritet të bëhet organizimi në rast se fitojnë ndaj Belgjikës dhe Turqisë.

"Në Evropianin 2027 për të rinjtë marrin pjesë 16 skuadra, ku ndeshjet zhvillohen në tetë stadiume, katër në Shqipëri dhe katër në Serbi, nëse ne do ta fitojmë garën ndaj Belgjikës dhe Turqisë."

Në pyetjen se nga erdhi ideja për organizimin së bashku me Serbinë, numri një në federatën shqiptare tha se të dyja kanë analizuar mirë këtë organizim, duke shtuar se ky kampionat ka shumë mesazhe, ndër to edhe politike.

"Ideja ishte e të dy palëve. Pragmatizëm, por padyshim që të dy palët e kanë analizuar. Ne e kemi analizuar por mendoj që edhe ata e kanë bërë, edhe në këndëvështrimin politik që do të japim dhe unë e kam konsideruar si një arm të fortë për ta fituar këtë garë e për ta siguruar këtë kampionat, sepse mesazhi që jep për mua është shumë i rëndësishëm. Është mesazh i paqës, tolerancës, bashkëpunimit dhe bashkëjetesës. E di mirë që dikush ka të drejtë të prekët nga kjo, sepse plagën e kemi të freskët, por ne duhet të shohim më tej, duhet të mësohemi të bashkëjetojmë tashmë. Nuk duhet t'i lejmë trashegimi nipërve këto situata. Ne duhet të kontriubuojmë sa më shumë që atyre t'ua lejmë një botë sa më të paqme. Nëse të gjithë punojnë në këtë drejtim, konfliketet do të jenë më të vogla."

Berat Buzhala e 'thumboi' duke i thënë se në njërën anë kënga 'Mora fjalë' e në anën tjetër bashkëpunimi me Serbinë, me Armando Dukën që tha se me mësime nga e kaluara duhet të luftojmë për paqe.

"Patjetër, ne nuk e harrojmë atë çka ka ndodhë, absolutisht nuk do ta harrojmë çfarë ka ndodhur dhe aq më shumë duke nxjerrë mësime se çfarë ka ndodhur, duhet të luftojmë për paqe. Sepse unë nuk mendoj se do të ishim më mirë nëse Adem Jasharin ta kishim se sa ta këndonim, por nuk është faji jonë që iku, unë e di mirë këtë, është faji i të tjerëve, por nëse të gjithë do të bënin këtë lloj kontribute, mbase nuk do të kishte ndodhur, sepse shqiptarët e Kosovës nuk cënuan askënd, ishin në tokën e vet, nuk cenuan askënd dhe nuk kishte pse të ndodhte"

Lajme të ngjashme