Armando Broja s’i konsideron ofertat e Turqisë - NACIONALE

Armando Broja s’i konsideron ofertat e Turqisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Chelseas Armando Broja nuk është duke e menduar kalimin në Superligën e Turqisë.

Shqiptari ka oferta të shumta nga klubet turke, por përgjigja e tij është negative, kështu se paku raporton gazetari italian Fabrizio Romano.

Broja është në qendrën e vëmendjes nga disa top klube, përfshirë edhe Premierligën sidomos pas raportimeve se Chelsea po synon të transferojë një tjetër qendërsulmues.

Megjithatë, Broja duket se prioritet e ka qëndrimin në Angli dhe nuk po e mendon ndryshimin e ligës, aq më pak kalimi te ndonjë më e dobët.

Armando Broja nuk po e konsideron kalimin në ligën turke gjatë janarit, pavarësisht interesimit të fortë dhe kërkesave konkrete”.

Interesimi mbetet edhe nga klubet e Premierligës si dhe ligave tjera përreth”, shkroi gazetari i besueshëm italian.

Broja ende nuk e ka gjetur formën më të mirë që nga shërimi prej këputjes së ligamentit, që ndikoi ta humbet tërë sezonin e kaluar.

Shqiptari ishte titullar në humbjen e fundit ndaj Evertonit, ku kishte disa raste por larg finalizimit. Ai gjithnjë ka deklaruar se dëshiron të ketë sukses te Chelsea, i cili është klubi i fëmijërisë mirëpo në rastin e blerjes së Ivan Toney atëherë situata mund të ndryshojë.

Gjatë verës së kaluar, Broja u kërkua me ngulm nga gjiganti italian AC Milan si dhe skuadra tjetër londineze West Ham.

Lajme të ngjashme