Armando Broja mund t’i bashkohet Jose Mourinhos te Roma
Roma e Jose Mourinhos ka kontaktuar Chelsean për mundësinë që të nënshkruajë me sulmuesin e ri shqiptar, Armando Broja, siç raportojnë mediat e afërta me gjigantin italian.
Roma është në kërkim të një sulmuesi të ri dhe mund t'i drejtohet ish-skuadrës së Mourinhos, Chelsea për ‘ndihmë’. Sipas Sky Sport, skuadra e Serisë A ka kontaktuar me Chelsean për nënshkrimin e sulmuesit shqiptar Broja në formë huazimi. Megjithatë, kuptohet se Chelsea nuk është e interesuar ta lërë 21-vjeçarin të largohet përkohësisht.

Broja kërkohet edhe nga AC Milan, edhe pse gjigantët italianë janë gjithashtu të interesuar vetëm për një marrëveshje huazimi, por për blerje definitive.
Roma është detyruar të kërkojë një sulmues të ri falë dëmtimit të ACL të pësuar nga Tammy Abraham në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Sulmuesi anglez nuk ka gjasa të kthehet në lojë para vitit të ri, duke e lënë Andrea Belottin si opsionin e vetëm të sulmit të Mourinhos.

Pas lëndimit të Christopher Nkunku, trajneri i Chelseat, Mauricio Pochettino, thuhet se dëshiron që sulmuesi i Kombëtares Shqiptare Broja të luftojë me nënshkrimin e verës, Nicolas Jackson për rolin numër nëntë startues në Stamford Bridge. Nëse Chelsea qëndron e palëkundur, atëherë Roma ka të ngjarë të dyfishojë përpjekjet e saj për të nënshkruar me Duvan Zapata nga Atalanta.
