Armando Broja kërkohet nga Bologna
Raportohet se Bologna e ka në listën e ngushtë, sulmuesin e Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja, me skuadrën italiane që po tenton ta zëvendësojë Joshua Zirkzee, i cili me çdo mundësi do të largohet këtë verë.
Bologna mund të rivalizojë Milanin për Brojën këtë verë, pasi sulmuesi në pronësi të Chelseat thuhet se është në radarin kuqekaltërve për të zëvendësuar Zirkzeen që largohet. Milani ka vendosur të paguajë klauzolën prej 40 milionë eurosh të sulmuesit dhe tani është në bisedime me agjentin e tij, Kia Joorabchian.
Sipas Sky Sport, Milani dëshiron të nënshkruajë me Zirkzeen dhe Armando Brojën, por Corriere dello Sport argumenton se Bologna mund të sfidojë rivalët e tyre vendas në garën për reprezentuesin shqiptar.
Sipas mediumit italian, Bologna ka përgatitur tashmë një listë të ngushtë me gjashtë sulmues për sezonin 2024-25, ku përfshihet edhe Broja.
Opsioni i tyre i preferuar, megjithatë, thuhet të jetë Vangelis Pavlidis i AZ Alkmaar, shënuesi i 33 golave në 46 paraqitje këtë sezon. Një tjetër sulmues grek, Fotis Ioannidis i Panathinaikos FC, është monitoruar nga kjo skuadër. Ioannidis shënoi 23 herë në 44 ndeshje këtë sezon.
Jorgen Strand Larsen (Celta Vigo), Jonathan Burkardt (FSV Mainz 05) dhe Adam Hlozek i Bayer Leverkusen janë gjithashtu në radarin e Bolognës së bashku me Armando Brojën.
Bologna do të luajë në Ligë të Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe së fundmi ka emëruar Vincenzo Italianon si trajner, për të zëvendësuar Thiago Mottan, me këtë të fundit që pritet të nënshkruajë me Juventusin.