Arijanet Muric vlerësohet si lojtari i ndeshjes në fitoren e Ipswich ndaj Wolves në Premierligë - NACIONALE

Arijanet Muric vlerësohet si lojtari i ndeshjes në fitoren e Ipswich ndaj Wolves në Premierligë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Nuk reagoi mirë te goli i pësuar, por Arijanet Muric është vlerësuar si lojtari i ndeshjes në fitoren e skuadrës së tij Ipswich Town ndaj Wolverhampton.

Ylli i Kombëtares së Kosovës ndonëse ka bërë gabime herë pas here, ka qenë vendimtar në disa raste te skuadra e tij, ashtu siç ishte edhe sot.

Ipswich Town e shijoi fitoren e dytë në elitën e futbollit anglez, duke triumfuar në udhëtim te Wolves.

Autogoli i Doherty dhe realizimi i vonshëm i Taylor ia sollën tre pikë skuadrës së promovuar në Premierligë.

Arijanet Muric nuk reagoi mirë në golin e pranuar nga Matheus Cunha, pasi topi shkoi në rrjetë duke kaluar në anën ku ishte i vendosur ai, por në përgjithësi bëri paraqitje shumë të mirë.

Ai në total bëri pesë pritje, nga të cilat tri ishin në drejtim të portës dhe dy grushtime.

Pati 61 prekje të topit dhe ishte i saktë në 75% të pasimeve.

Këto statistika bën që ai të vlerësohet si lojtari më i mirë i takimit.

Lajme të ngjashme