Arijanet Muric pjesë e formacionit të vitit së Championshipit - NACIONALE

Arijanet Muric pjesë e formacionit të vitit së Championshipit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Arijanet Muric është pjesë e formacionit më të mirë të vitit për edicionin 2022/23 në Championship.

Ylli kosovar pati rol kyç në suksesin e Burnley për t’u kthyer në Premierligë, mirëpo që tani asgjë s’po i ecë mbarë.

Shoqata e Futbollistëve së Profesionistëve ka bërë të ditur formacionin e sezonit të kaluar, ku në portë ndodhet Muric.

Formacioni më i mirë i vitit:

Fatkeqësisht Muric duket se ka humbur vendin e titullarit te Burnley këtë edicion.

Trajneri Vincente Kompany nuk i ka dhënë asnjë minutë në Premierligë, duke ia besuar pozitën transferimit të verës James Trafford.

Anglezi me statistika nuk është se qëndron mirë meqenëse në dy ndeshjet e para tashmë ka pësuar gjashtë gola, ndërsa mbetet të shihet nëse Kompany do ta ndryshojë vendimin dhe ta kthejë kosovarin aty ku duhet.

Në këtë afat veror është spekuluar që Muric mund të largohet nga Burnley dhe të kthehet në Turqi – ku kërkohej nga Fenerbahce por asnjë marrëveshje s’u realizua.

Lajme të ngjashme