Arijanet Muric drejt largimit nga Burnley, Union Berlin dhe Sevilla të interesuar - NACIONALE

Arijanet Muric drejt largimit nga Burnley, Union Berlin dhe Sevilla të interesuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Portieri Arijanet Muric është duke konsideruar largimin nga skuadra angleze Burnley.

Ani pse vitin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm, duke fituar një vend edhe në formacionin e vitit në Championship – këtë sezon Muric e ka humbur vendin titullar.

Në fakt, trajneri Vincente Kompany ka zgjedhur transferimin e verës Trafford si portier titullar, ani pse ka pranuar shumë gola deri më tani.

“Sky SportDe” raporton se kosovari është drejt largimit nga Burnley dhe mund të huazohet në janar me ndonjë opsion blerje në fundin e sezonit.

Disa klube e vlerësojnë lartë Muric, përfshirë edhe gjigantin spanjoll Sevilla, si dhe klubin gjerman që garon në Ligën e Kampionëve Union Berlin.

“24-vjeçari është i fokusuar te Burney por dëshiron të luajë rregullisht. Pas një sezoni shumë të mirë vitin e kaluar, ai u la prapa blerjes 19 milionëshe Trafford te Burnley”.

“Disa klube e vlerësojnë shumë lartë (Union Berlin, Sevilla). Ka ide për huazim me opsion blerje në fundin e sezonit”, shkruan gazetari Florian Plettenberg.

Kontrata e Muric me klubin e sapo promovuar në Premierligë zgjat deri në vitin 2026.

Ndërkohë, Muric deri më tani s’ka reaguar aspak lidhur me këtë situatë, por pakënaqësia vërehet meqenëse po luan vetëm nëpër kupa.

Lajme të ngjashme