Argjentina fiton sfidën e “çmendur” ndaj Brazilit - NACIONALE

Argjentina fiton sfidën e “çmendur” ndaj Brazilit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Argjentinës ka shënuar fitore minimale në sfidën e “çmendur” kundër Brazilit, në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës.

Argjentina triumfoi me rezultat minimal 0:1, ku si gjithnjë kishte probleme mes tifozëve.

Ndeshja nuk ia nisi në orarin e planifikuar, pasi tifozët e të dy palëve u rrahën mes vete, ku pastaj ndërhyri policia duke iu ndihmuar brazilianëve kundër argjentinasve.

Pasi panë ato pamje, ku policia i rrahte tifozët, lojtarët e Argjentinës u larguan menjëherë nga fusha dhe pas 30 minutave vendosen të futen sërish në lojë.

Derbi ishte shumë i barabartë dhe agresiv nga të dy palët, që krijuan raste të njëpasnjëshme, por iu mungoi finalizimi.

Heroi i Argjentinës ishte Nicolas Otamendi, që realizoi golin e vetëm në takim (63’).

Kjo gjithashtu ishte humbja e parë e Brazilit në shtëpi në kuadër të FIFA-s, që iu dhemb edhe më shumë shkaku që u mposhten nga rivali i përbetuar.

Argjentina mbetet lider në kuadër të kualifikuesve me 15 pikë pas gjashtë xhirove, derisa Brazili zë vendin e gjashtë në tabelë me shtatë sosh.

Lajme të ngjashme