Argjentina e Brazili mësojnë kundërshtarët në grupe të Kupës së Amerikës
Është hedhur shorti për Kupën e Amerikës 2024 që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku Brazili e Argjentina kanë mësuar kundërshtarët e tyre, me dy skuadrat favorite që nuk mund të takohen assesi ndërmjet vete deri në finale.
Kampioni në fuqi, Argjentina, e cila së bashku me Uruguain kanë rekordin për më së shumti tituj të kësaj gare, në grup do të jetë me fituesin e dyfishtë Perunë, Kilin dhe njërën mes Kanadasë dhe Trinidadit.
Nëntë herë kampioni i Kupës së Amerikës, Brazili, do të ketë punë me Kolumbinë që mori vendin e tretë në vitin 2021, me Paraguajin dhe njërën mes Kosta Rikës e Hondurasit.
Nikoqiri i garës, ShBA-të, në grup janë me Uruguain, Panamanë dhe Bolivinë, teksa grupi B përbëhet nga Meksika, Ekuadori, Venezuela dhe Xhamajka.
The Copa América groups are set for next summer‼️
— ESPN FC (@ESPNFC) December 8, 2023
Who will be crowned champions? 🏆 pic.twitter.com/A8izO7bfKf
La Albiceleste dhe Lionel Messi do të hapin turneun në stadiumin Mercedes Benz në Atlanta, kundër fituesit të play-off mes Kanadasë dhe Trinidad & Tobago, me fazën e tyre të grupeve që mbyllet më 29 qershor kundër Perusë në Miami - një lloj kthimi në 'shtëpi' për tetë herë fituesin e Topit të Artë.
Për shkak të sistemit të garës, Brazili e Argjentina, si dy favoritët kryesor nuk mund të takohen deri në finale të kësaj gare.
Finalja e madhe zhvillohet më 14 korrik në stadiumin Hard Rock në Miami.