Argjentina – Arabia Saudite: Martinez dhe Di Maria titullarë përkrah Messit - NACIONALE

Argjentina – Arabia Saudite: Martinez dhe Di Maria titullarë përkrah Messit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Argjentina e nis sot rrugëtimin për trofeun e parë të Kupës së Botës që prej vitit 1986, në atë që më gjasë do të jetë Botërori i fundit për njeriun e tyre më të madh, Lionel Messi.

Dy herë kampioni i botës përballet me Arabinë Saudite në orën 11:00, në ndeshjen hapëse të Grupit C.

Papu Gomez do të luajë titullar në vend të të lënduarit Giovani Lo Celso, përkrah Rodrigo De Paulit dhe Leandro Paredesit.

Lionel Messi do të ndihmohet në vijën e sulmit nga dyshja Lautaro Martinez dhe Angel Di Maria.

Messi, 35 vjeç, po luan në Botërorin e pestë me radhë për Argjentinën.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk e ka fituar kurrë Kupën e Botës dhe më së afërmi kishte qenë në vitin 2014 kur kishte shkuar deri në finale.

Messi tha: “Ky mbase është Botërori i fundit për mua, shansi i fundit për ta përmbushur këtë ëndërr që e kam”.

“Ndihem mirë fizikisht, mendoj se jam në një moment shumë të mirë, personalisht dhe fizikisht dhe nuk kam ndonjë telash”, shtoi ai.

Lajme të ngjashme