Ardhja e Davies e largon Mendyn nga Reali, kërkohet nga Chelsea e Unitedi - NACIONALE

Ardhja e Davies e largon Mendyn nga Reali, kërkohet nga Chelsea e Unitedi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea dhe Manchester United janë duke e vëzhguar situatën e mbrojtësit së Real Madridit Ferland Mendy.

Francezi kaloi te Madridi nga Lyoni në vitin 2019 dhe fillimisht ia zuri vendin legjendës Marcelo, por tani e ardhmja e tij është e pasigurt sidomos me Real Madridin që ka arritur marrëveshje në parim me Alphonso Daviesin e Bayern Munichut.

Mendy po hynë në vitin e fundit të kontratës, andaj “Mundo Deportivo” raporton se Chelsea dhe Man Unitedi po eksplorojnë mundësinë për ta transferuar në verë.

Arritja e mundshme e Davies do ta bënte Mendyn një lojtar rezervë, kurse bordi drejtues i klubit spanjoll preferon ta shesin dhe të mos ia rinovojnë kontratën, meqenëse kanë edhe Fran Garcian.

Sidoqoftë, problemi kyç raportohet të jetë Carlo Ancelotti, që është admirues i madh i Mendyt. Trajneri italian e ka vlerësuar disa herë lojtarin si mbrojtësi më i mirë i krahut në botë dhe ka kërkuar nga bordi t’ia vazhdojnë kontratën 28-vjeçarit.

Chelsea raportohet se s’është i lumtur me mbrojtësit e majtë aktualisht, ngase në verë do të dëgjojnë oferta për Marc Cucurellan, me Ben Chilwell që mbetet i vetmi i ‘paprekur’.

Kurse, sa i përket Unitedit – trajneri Erik ten Hag nuk është gjithashtu i kënaqur me Luke Shaw dhe Tyrell Malacia, që kanë qenë të lënduar gjatë tërë sezonit.

Reali ndërkohë pritet të nis negociatat me Bayernin për Davies, i cili ka refuzuar t’i përgjigjet ultimatumit të skuadrës gjermane.

Lajme të ngjashme