Arbnor Muja në formë të lartë, asiston në golin e fitores dhe vlerësohet si më i miri i ndeshjes - NACIONALE

Arbnor Muja në formë të lartë, asiston në golin e fitores dhe vlerësohet si më i miri i ndeshjes

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Arbnor Muja, ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në kampionatin belg për skuadrën Royal Antwerp, tani duke asistuar në golin e vetëm të shënuar në ndeshjen ndaj Sint-Truidense dhe në fund u vlerësua si lojtari më i mirë në ndeshje.

Forma e lartë e tij ka bërë që ai të jetë në formacionin bazë të skuadrës së tij në çdo ndeshje, duke luajtur rol kyç, me Antwerpin që po garon për titullin kampion në Belgjikë.

Zhvillohej minuta e 48-të e pjesës së dytë, kur sulmuesi mitrovicas mori një top në mesfushë, për të avancuar deri te zona e rrezikshme ku pastaj asistoi bukur për bashkëlojtarin e tij, Michel Balikwisha, që shënoi golin për 1:0, që në fund ishte epilogu final i takimit.

24-vjeçari u vlerësua me notën më të lartë nga të gjithë lojtarët që u paraqitën në këtë ndeshje.

Muja deri më tani në këtë sezon është paraqitur në 22 ndeshje për skuadrën e tij, duke shënuar tre gola , ndërsa në katër raste ka asistuar për bashkëlojtarët e tij.

Lajme të ngjashme