Arbnor Muja i pandalshëm për Antwerpin, shënon gol të jashtëzakonshëm - NACIONALE

Arbnor Muja i pandalshëm për Antwerpin, shënon gol të jashtëzakonshëm

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Futbollisti kosovar, Arbnor Muja, që kaloi në radhët e skuadrës belge, Royal Antwerp, ka gjetur formën e jashtëzakonshme dhe po bëhet çdoherë e më vendimtar për skuadrën, kësaj radhe duke shënuar golin për 2:0 ndaj Standard Liege.

Ishte një aksion i bukur i skuadrës së Mujës, që pasoi me golin e jashtëzakonshëm të mitrovicasit në minutën e 29-të të takimit.

Ky nuk është goli i parë për Arbnorin në elitën belge, pasi pak ditë më parë shënoi golin e tij të parë, ndërsa më parë ka shënuar edhe në Kupën e Belgjikës.

Kontributi i tij për Royal Antwerpin ka ardhur edhe në raste të tjera, ku ka asistuar në dy raste për bashkëlojtarët.

Kujtojmë se Muja u transferua në Belgjikë nga Superliga e Kosovës, saktësisht nga klubi gjilanas, Drita, me të cilën skuadër bëri paraqitje shumë të mira si në kampionatin kosovar ashtu edhe në garat evropiane.

Lajme të ngjashme