Arbër Zeneli nis të gjejë formën në Turqi, asiston ndaj Antalysapor - NACIONALE

Arbër Zeneli nis të gjejë formën në Turqi, asiston ndaj Antalysapor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Arbër Zeneli ka nisur të gjejë formën në kampionatin turk, ku ka asistuar në fitoren e Adana Demirsporit ndaj Antalyaspor.

Për kosovarin ky ishte asistimi i parë në Superligën e Turqisë, ku së fundmi ka nisur të luajë edhe si titullar.

Zhvillohej minuta e 45-të, ku Zeneli me një harkim të gjatë e gjeti për mrekulli Akbaba, që nuk e kishte të vështirë të shënonte në portë nga afërsia.

Për më shumë shikoni golin:

Ndërkohë, Zeneli zhvilloi 52 minuta në fushë.

Lajme të ngjashme