Arbër Zeneli drejt rikthimit te Elfsborgu
Sulmuesi Arbër Zeneli është pranë të rikthehet në kampionatin suedez dhe të nënshkruajë për ish klubin Elfsborg.
Kosovari ka ndërprerë kontratën me klubin turk, ani pse nuk ka pasur ndonjë komunikatë zyrtare.
Në një intervistë për gazetën suede “GP”, menaxheri i Elfsborg Stefan Andreasson ka lënë të hapur mundësinë që Zeneli të rikthehet në skuadër.
“Arbëri ka qenë këtu. E kam takuar sot (e hënë kur u realizua intervista) dhe do të donim ta shihnim që të rikthehet në shtëip. Ai e di këtë, por ka disa gjëra që duhet rregulluar që ndodhën në Turqi”.
“Nuk ndodhë çdo ditë se ti e thyen një marrëveshje. Është çështje e veçantë. Nuk është aq e thjesht që ta prishësh kontratën dhe të nesërmen të nënshkruash me një klub tjetër. Duhet të sigurohesh për gjërat legale, si për lojtarët ashtu edhe për klubin”.
“A do të ishte Arbëri të rikthehet? Nuk e di nëse më pyet tani. Por, nëse ka dëshirë do të ishte fantastike. Jemi duke punuar fortë që të bëhet lojtar i Elf dhe jemi duke punuar së bashku. Nuk mund të them më shumë”.
Stefan Andreasson bekräftar möte med Arber Zeneli
— Göteborgs-Posten (@GoteborgsPosten) January 23, 2024
Klubbchefen bekräftar träff: ”Jobbar hårt för att han ska bli elfsborgare”. https://t.co/TV6iMdKGvD
Zeneli ka qenë pjesë e Elfsborgut si 12-vjeçar, ku në vitin 2014 u bë lojtar i ekipit A të kësaj skuadre. Ndërkohë, ai aty do ta gjejë vëllaun Besfortin që gjithashtu luan në formacionin e parë.