Arbër Hoxha: Kosova s’më thirri kurrë, do të luaj për Shqipërinë - NACIONALE

Arbër Hoxha: Kosova s’më thirri kurrë, do të luaj për Shqipërinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Arbër Hoxha ka paralajmëruar se do t’i bashkohet kombëtares së Shqipërisë, pasi Kosova s’e thirri asnjëherë.

Ish ylli i Ballkanit bëri hapin e madh në karrierë duke iu bashkuar Dinamo Zagrebit nga Slaven Belupo.

Ai në një intervistë për “germanijak”, ka njoftuar se tani do t’i bashkohet Shqipërisë dhe ëndërron një ftesë nga Sylvinho për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

“Po, Kosova asnjëherë s’më ka ftuar, Shqipëria më telefonoi dhe ma dha pasaportën. Besoj që së shpejti do të luaj për Shqipërinë dhe shpresoj të shkoj në Evropian që të luaj ndaj Kroacisë”.

Hoxha foli edhe për kalimin te Dinamo duke njoftuar se është shumë i lumtur me transferimin.

“Që nga dita ime e parë në Kroaci, dëshira ime e vetme ishte Dinamo, tani ka ardhur ajo ditë. Ishte ëndrra dhe qëllimi im. Ende s’mund ta imagjinoj që jam këtu. Jam i fokusuar në maksimum dhe se çfarë është para meje. Të gjithë e dinë çfarë nënkupton Dinamo në Kroaci dhe qëllimet tona, duam të fitojmë të gjitha ndeshjet”.

“Kishte interesim nga klubet e tjera, por kur Dinamo erdhi iu thashtë të gjithëve se dua t’i bashkohem Dinamos, që s’isha i interesuar në ndonjë gjë tjetër. Kam pritur gjatë, por tani nënshkrova dhe jam i relaksuar pak”.

Lajme të ngjashme