Arabia Saudite i bën prioritet prurjet e De Bruyne dhe Salah në vitin 2024 - NACIONALE

Arabia Saudite i bën prioritet prurjet e De Bruyne dhe Salah në vitin 2024

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Liverpool Mohamed Salah dhe mesfushori i Manchester Cityt Kevin de Bruyne, janë bërë prioritet i ligës arabe për verën e vitit 2024.

Pas arritjeve se shumë yjeve në Arabi, liga e ka rritur intensitetin dhe tani po shikon mundësitë që të vazhdojnë me të njëjtin sistem për të dalë në një tjetër nivel.

Siç raporton “TalkSport”, drejtuesit e Arabisë Saudite tani prioritet i kanë bërë dyshen Salah dhe De Bruyne, që do t’i bëjnë ndër më të paguarit në botë.

Ylli i “Reds” ishte pranë kalimit te Al Ittihad, të cilët tentuan ta bindin Liverpoolin në ditët e fundit të afatit veror duke bërë edhe një ofertë verbale prej 150 milionë eurove mirëpo që klubi anglez e refuzoi.

Kësisoj, skuadra arabe nuk do të ndalet dhe do të tentojë të ofrojë rreth 200 milionë funte për egjiptianin në verë, me lojtarin që do të ishte i interesuar për të luajtur në një Arabi.

Ndërkohë, De Bruyne deri më tani nuk e ka konsideruar ofertën e arabëve duke refuzuar të gjitha ofertat, por situata mund të ndryshojë verën tjetër.

Belgu është duke vuajtur me lëndime që nga fillimi i sezonit dhe në rast që vazhdon, atëherë mund ta konsiderojë largimin nga “Etihad”.

Përndryshe, përpos këtyre dy yjeve në listën e skuadrave arabe ndodhet edhe sulmuesi i Newcastle Unitedit Callum Wilson, kontrata e të cilit skadon më 2024.

Lajme të ngjashme