KATAR 2022 | Arabia Saudite e përmbys Argjentinën, tjetër gol mahnitës nga sauditët
Arabia Saudite e ka përmbysur rezultatin duke kaluar në epërsi 2:1 kundër Argjentinës, në ndeshjen e tyre hapëse në Kupën e Botës 2022 në Katar.
Al Dawsari shënoi për 2:1 për Arabinë Saudite në minutën e 53-të, duke e mposhtur portierin Emiliano Martinez me një goditje me të me të djathtën.
Sauditët e përmbysën rezultatin kundër Argjentinës brenda pesë minutave në pjesën e dytë.