Arabia Saudite e etur për Vini Jr - NACIONALE

Arabia Saudite e etur për Vini Jr

1 vit më parë

nga NACIONALE

Klubet e Arabisë Saudite po vazhdojnë të shfaqin interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Real Madridit Vinicius Junior.

24-vjeçari që e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga FIFA ishte prioritet edhe për verën e kaluar, megjithatë braziliani vendosi të qëndrojë te Reali me shpresën që ta fitojë Topin e Artë.

Drejtori i Al Ahli edhe kishte konfirmuar se skuadra arabe e shihte Vini Jr si pasuesi i Allan Saint-Maximin, mirëpo në fund “diçka e papritur ndodhi” prandaj u detyruan ta merrnin Ivan Toney nga Brentfordi.

“ESPN” raporton se në muajin dhjetor përfaqësuesit e Vini janë kontaktuar sërish nga klubet arabe, për ta njoftuar brazilianin se mbetet ndër dëshirat e mëdha.

“Nuk ka asgjë të vërtetë. Sigurisht spekulimet nuk e ndikojnë Viniciusin. Ai dëshiron të jetë këtu, të bëjë më të mirën dhe ndihmojë Real Madridin”.

“E kemi projektin dhe vazhdojmë kështu. Kemi skuadër me kualitet të mirë”, deklaroi se fundmi Ancelotti lidhur me të ardhmen e Viniciusit.

Përpos Vinicius, klubet arabe janë të etur edhe për të nënshkruar me dy emrat e mëdhenj të Premierligës, Mo Salah nga Liverpool si dhe Kevin de Bruyne prej Manchester Cityt.

Lajme të ngjashme