Antony nënshkruan zyrtarisht për Manchester Unitedin
Manchester United tani ka njoftuar se kanë kompletuar transferimin e Antony nga Ajax, i cili ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me opsion për një tjetër.
"Djajtë e Kuq" pas disa jave negociata me gjigantin holandez arritën marrëveshje, që kushtoi hiq më pak se 100 milionë euro.
Para disa ditëve u njoftua marrëveshja në princip, derisa tani 20 herë kampioni i Anglisë ka zyrtarizuar nënshkrimin me brazilianin.
"Manchester United ka kompletuar transferimin e Antony nga Ajax. Ai ka nënshkruar kontratë deri më 2027, me opsion për një tjetër vit", shkruhet në komunikatë.
📞 Calling: @Antony00 🇧🇷
— Manchester United (@ManUtd) September 1, 2022
Welcome to United ❤️ #MUFC
Antony: Është hap i pabesueshëm në karrierë
I lumtur për këtë transferim është shprehur edhe vetë lojtari, i cili deklaroi se mezi pret të luajë për Unitedin dhe beson që do të ketë sukses të madh.
"Ky është një moment i pabesueshëm në karrierë që t'i bashkohem klubit më ikonik në botë. I jam falënderues të gjithë atyre që besuan tek unë, sidomos familjes sime dhe të gjithë trajnerëve, bashkëlojtarëve sepse nuk mund të arrija aty pa ta".
"Të luaj nën urdhrat e Ten Hag ishte perfekt për mua dhe rritjen time. Stili i tij i futbollit dhe trajnimi nxjerrë më të mirën nga unë dhe jam i emocionuar nga çfarë më ka thënë për planet dhe ambiciet e tij te Man United".
"Koha ime te Ajax ishte fantastike dhe do të jem gjithmonë mirënjohës për besimin që vendosën tek unë, por tani jam i gatshëm për sfidën e re dhe mezi pres t'i bashkohem bashkëlojtarëve të rinj dhe të jap më të mirën për suksesin te Man United", shtoi Antony për faqen zyrtare të klubit anglez.
Kurse, drejtori i Manchester Unitedit, John Murtoug e vlerësoi brazilianin si një ndër talentët më emocionues në futboll.
"Antony është një ndër talentët më emocionues në futbollin evropian dhe ka profilin e duhur në sulm, atë që Erik është duke e ndërtuar".
"Jemi impresionuar nga dëshira e tij që t'i bashkohet Man Unitedit dhe të jetë pjesë e projektit afatgjatë që të rikthejë klubin në nivelin me të lartë që presim të gjithë", deklaroi ai.
Ndërkohë, Man United sonte do të zhvillojë sfidën kundër Leicester Cityt.