Anthony Joshua nuk pensionohet - NACIONALE

Anthony Joshua nuk pensionohet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Boksieri Anthony Joshua ka konfirmuar se nuk do të pensionohet pavarësisht humbjes nga Daniel Dubois.

Joshua ra tre herë në tokë në katër raundet e para, derisa me një nokaut brutal Dubois i dha fund përballjes për ta mbrojtur titullin IBF.

Pas ndeshjes, Joshua tha se është luftëtar dhe asnjëherë nuk do të dorëzohet duke lënë të hapur mundësinë e një rimeçi me Dubois.

“Kundërshtarit urime dhe skuadrës së tij. Faleminderit të gjithëve në Wembley që keni ardhur në këtë mbrëmje”.

“Gjithmonë i them vetës jam një “luftëtar për jetë”. E luajtëm zarin dhe nuk shkoi, do ta gjuajmë sërish”.

“Më shumë gjasë doni ta dini nëse do të vazhdoj të luftoj. Sigurisht. Kemi pasur shumë sukses dhe ishim afër. Çfarë nënkupton kjo tani? A të ikim? Do të jetojmë për një tjetër ditë. Prandaj jam kështu, luftëtar”, tha ai ndër të tjera.

Ndërkohë, menaxheri Eddie Hearn është mese i sigurt se Joshua do ta riaktivizojë klauzolën e rimeçit.

“Jam i sigurt që do ta përdor klauzolën e rimeçit. I duhet pushim. Ishte një luftë e rrezikshme, këtij djali po i rritet besimi gjatë tërë kohës. Ai beson se mund ta lëndojë Dubois, që mund ta mposht. Por, të gjitha meritat për Dubois, ishte paraqitje e shkëlqyer”.

Lajme të ngjashme