Anthony Joshua duke shpërthyer në lot pas humbjes nga Usyk tregon sa rëndë e përjetoi humbjen - NACIONALE

Anthony Joshua duke shpërthyer në lot pas humbjes nga Usyk tregon sa rëndë e përjetoi humbjen

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Anthony Joshua shpërtheu emocionalisht në konferencë për shtyp, pas humbjes nga Oleksandr Usyk.

Në meçin e mbrëmshëm, Joshua nuk arriti të rimerrte fronin e peshës së rëndë kundër Usyk.

Ky i fundit dëshmoi pse është më i miri i botës me një performancë sensacionale kundër anglezit.

Me këtë të thënë, Joshua u duk shumë më i mprehtë krahasuar me meçin e parë. Përgjatë meçit, Joshua me sukses sulmoi trupin e kundërshtarit.

Fatkeqësisht, nuk mjaftoi për ta siguruar fitoren. Vendimi zyrtar dëshmoi të jet kontravers, derisa gjyqtari Glen Feldman dha verdiktin e tij në favor të AJ.

Pas meçit, në konferencë për shtyp, Joshua nuk arriti të përmbante lotët pasi paraqitja e tij impresive përfundoi me humbje.

"Nuk ndjej asgjë", tha Joshua, para se të shtonte: "Jam i mërzitur thellë në zemër".

Të bëmat e tij pas meçit hutuan shumë fansa, gjithashtu.

"Usyk është një boksier i madh, le ta duartrokasim", tha Joshua. "Më vjen keq, djema, shikoni, po ta dini storien time do ta kuptoni pasionin.

"Nuk jam boksier amator prej moshës 5-vjeçare që ishte prospekt elitar prej rinisë.

“Do të shkoja në burg, u lirova me kusht dhe fillova të stërvitesha, doja të mundja të luftoja.

“Nuk jam boksier amator nga mosha 5-vjeçare [si Usyk]. Po shkoja në burg, shpëtova me kusht dhe fillova të stërvitesha – sepse, nëse do të dënohesha, doja të dija të luftoja.

“Po e vjedh këtë Usyk, më fal, por është për shkak të pasionit të dreqit që ne e kemi për këtë m*t.

“Nuk jam boksier për 12 runde. Më shikoni, unë jam rraca e re e peshës së rëndë. Të gjithë këta boksierë të peshës së rëndë, Mike Tyson, Sonny Liston, Jack Dempsey… ‘oh, ti nuk hedh kombinime si Rocky Merciano’ – sepse jam i rëndë. Është punë e madhe.

“Djaloshi këtu ka talent fenomenal”.

Duke reaguar ndaj kësaj interviste në konferencë për shtyp, Joshua tha: "Isha i nervozuar me veten. Me askë, thjesht veten. Kështu që mendova të futesha aty sepse isha i inatosur. Si çdokush tjetër, kur jeni i frustruar, mund të bëni budallallëqe.

"Pastaj e kuptova, ky është sport. Më lërni të bëj gjënë e duhur.

"Pastaj thjesht fola nga zemra."

Lajme të ngjashme