Anglia starton me Maguire dhe Saka, Foden në stol kundër Iranit
Trajneri i Anglisë Gareth Southgate e ka publikuar formacionin startues për ndeshjen hapëse të tre luanëve kundër Iranit në Kupën e Botës, me Bukayo Sakan që luan titullar për herë të parë në një Botëror.
Ylli i Arsenalit zë vend falë formës së shkëlqyer me klubin, dhe është titullar para Phil Fodenit të Manchester City.
Harry Maguire luan titullar po ashtu në një mbrojtje me katër të Southgate.
Siç pritej, Kyle Walker dhe James Maddison nuk janë të gatshëm të luajnë ende.
Formacioni zyrtar i Anglisë: Pickford, Stones, Maguire, Trippier, Rice, Bellingham, Mount, Shaw, Saka, Kane, Sterling
Formacioni zyrtar i Iranit: Beiranvand, Moharrami, Hajsafi, Mohammadi, Jahanbakhsh, Pouraliganji, Taremi, Cheshmi, Karimi,Hosseini, Nourollahi