Anglia publikon listën për dy ndeshjet e tetorit
Kombëtarja e Anglisë ka bërë publike listën për dy ndeshjet e muajit tetor.
Përzgjedhësi Gareth Southgate nuk ka bërë shumë ndryshime, duke ftuar pas një kohe yllin e West Ham Unitedit Jarrod Bowen.
Në listë gjithashtu ndodhet edhe sulmuesi i Arsenalit Bukayo Saka, pavarësisht që pësoi një lëndim të martën e kaluar në humbjen ndaj Lens.
Lista e plotë:
Portierë: Sam Johnstone, Jordan Pickford, Aaron Ramsdale
Mbrojtës: Levi Colwill, Lewis Dunk, Marc Guehi, Harry Maguire, John Stones, Fikayo Tomori, Kieran Trippier, Kyle Walker
Mesfushorë: Trent Alexander-Arnold, Jude Bellingham, Conor Gallagher, Jordan Henderson, Kalvin Phillips, Declan Rice
Sulmues: Jarrod Bowen, Phil Foden, Jack Grealish, Harry Kane, James Maddison, Eddie Nkeitah, Marcus Rashford, Bukayo Saka, Ollie Watkins.
Here it is: your #ThreeLions squad for October! 👊
— England (@England) October 5, 2023
Anglia fillimisht do ta zhvillojë një miqësore ndaj Australisë, pastaj e pret Italinë në kuadër të kualifikuesve për Kampionat Evropian “Euro 2024”.