Anglia përmbys gjithçka ndaj Sllovakisë, shënon Harry Kane
Kombëtarja e Anglisë ka arritur ta përmbysë rezultatin ndaj Sllovakisë.
Pasi shënuan në frymën e fundit me Jude Bellingham për ta çuar ndeshjen në vazhdime, tani ka ardhur goli i epërsisë me të filluar pjesa e parë.
Zhvillohej minuta e 91-të, kur Ivan Toney asistoi për kapitenin Harry Kane, i cili shënoi nga afërsia me kokë, për rezultatin 2:1.
Goal: Harry Kane | England 2-1 Slovakia pic.twitter.com/mKFCQg31PM
— PushGoals (@PushGoals) June 30, 2024
Ky është goli i dytë i Kane në këtë Evropian, pasi një kishte shënuar në fazën grupore.